Begaj uron 'Ditën e Verës' me shportën e ballokumeve

  • A.P /
  • 14 March 2025 - 08:52
Begaj uron 'Ditën e Verës' me shportën e ballokumeve

Përmes një mesazhi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar sot qytetarët për Ditën e Verës, me gatimet tradicionale të qytetit të Elbasanit, siç janë ballokumet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mesazhi i Begajt:

"Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!” ,– është mesazhi i postuar  në profilin në facebook të presidentit të Republikës.

(Kosova Sot Online)