
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Fronti i ftohtë ajror sot sjellë ulje rapide të temperaturave në Kosovë, reshje shiu të cilat në viset kodrinore-malore do të jenë në formë shqote e bore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë mjaft të ftohta nga veriu dhe verilindja.
Gjatë natës dhe mëngjesit të së martës reshje bore priten në shumë pjesë të Kosovës duke përfshirë edhe shumë zona të ulëta.
Reshjet do të jenë kalimtare dhe gjatë ditës së martë pritet që reshjet të ndërpriten. Mëngjesi i së mërkurës pritet të jetë shumë i ftohtë nëse kthjellohet tërësisht moti.
(Kosova Sot Online)