Tornadot dhe stuhitë goditën SHBA

  • A.P /
  • 17 March 2025 - 07:47
Tornadot dhe stuhitë goditën SHBA

Ka shkuar në 34 numri i personave që kanë humbur jetën  në SHBA pasi tornadot e forta goditën disa shtete juglindore, duke shkatërruar edhe shtëpitë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në Kansas, një stuhi pluhuri shkaktoi më shumë se 50 përplasje automjetesh, duke vrarë të paktën tetë persona.

Ndërkohë gjendja e jashtëzakonshme u shpall në shumë shtete, duke përfshirë Arkansas, Xhorxhia dhe Oklahoma, ku më shumë se 100 zjarre ishin ndezur.

(Kosova Sot Online)