Personi i plagosur në Veternik në gjendje të rëndë

  • A.P /
  • 17 March 2025 - 12:23
Personi i plagosur në Veternik në gjendje të rëndë

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të personit që u plagos sot në Veternik gjatë një grabitje të armatosur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Syla ka thënë se janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme dhe pritet të intervenohet me sallën e operimit në Qendrën emergjente.

Ai ka shtuar se gjendja është e rëndë.

“Është sjellë një i plagosur me armë zjarri në QE. Është duke u trajtuar te ne, janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme dhe pritet të intervenohet në sallën e operimit në Qendrën Emergjente nga ekipet e anestezionit dhe kirurgjisë. Gjendja është shumë e rëndë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)