
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Prishtina do të karakterizohet nga mot i ftohtë dhe kryesisht me diell e vranësira gjatë së martës. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatarisht e fortë, ndërsa temperaturat do të variojnë nga -2°C në 2°C, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mitrovica parashikohet të ketë mot me diell dhe vranësira, me temperatura që lëvizin nga -1°C në 4°C.
Peja pritet të përballet me mot të vranët dhe periudha me diell, ndërsa temperaturat do të luhaten nga 0°C në 3°C.
Prizreni do të ketë mot kryesisht të kthjellët dhe me vranësira, me temperatura nga 0°C në 3°C.
(Kosova Sot Online)