Kurti mirëpret në takim historianin Oliver Schmitt

  • A.P /
  • 18 March 2025 - 16:00
Kurti mirëpret në takim historianin Oliver Schmitt

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në takim historianin Oliver Jens Schmitt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç njofton ZKM në takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me historianin Schmitt dhe kontributin që mund të ofrojë qeveria në fushën e historisë dhe studimeve të saj.

Komunikata:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim ditën e sotme historianin Oliver Jens Schmitt. Prezent në takim ishte edhe rektori i Universitetit të Prizrenit, “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani.

Profesori i historisë së Evropës Juglindore dhe autori e akademiku Schmitt po zhvillon aktualisht një turne në vendet e Ballkanit, ku po viziton dhe Kosovën e mban ligjërata e diskutime mbi rëndësinë e studimit të historisë së shqiptarëve.

Në këtë takim miqësor u bisedua mbi mundësitë e bashkëpunimit me historianin Schmitt dhe kontributin që mund të ofrojë qeveria në fushën e historisë dhe studimeve të saj, e gjithashtu edhe për rëndësinë e shtuar të historisë në politikën dhe gjeopolitikën aktuale botërore.

Kryeministri Kurti e vlerësoi atë për kontributin dhe angazhimin e tij në studimin dhe njohjen e historisë dhe kulturës shqiptare.

Javën e kaluar, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” përmes vendimit të Senatit, e nderoi atë me titullin Doktor Nderi – “Dr. Honoris Causa” – duke u bërë figura e shtatë në histori të këtij universiteti, të cilit i ndahet ky titull e nderim.


(Kosova Sot Online)