Ky mot pritet të mbajë sot në Kosovë

  • A.P /
  • 19 March 2025 - 07:24
Ky mot pritet të mbajë sot në Kosovë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ftohtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mëngjesi në veçanti do të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar.

Temperaturat pritet të luhaten nga -2 deri në -6 gradë Celsius.

Në viset malore edhe më acar.

Dita vijon me diell dhe erëra të ftohta nga veriu e verilindja, por temperaturat rriten deri në 10 gradë Celsius në Dukagjin.


(Kosova Sot Online)