Vidhet një veturë me targa të Gjermanisë

  • A.P /
  • 22 March 2025 - 09:15
Vidhet një veturë me targa të Gjermanisë

Një person në Prizren ka raportuar në polici se vetura e tij me targa gjermane i është vjedhur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia tha se është duke e hetuar këtë rast.

“Rr. Elvija Qelebi, Prizren  21.03.2025 – 17:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa të Gjermanisë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)