
Parashikimi i motit për të martën në Kosovë

Prishtina do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët e periudha me diell, kohëpaskohe pritet të ketë riga lokale shiu. Temperaturat do të variojnë nga 11°C në 16°C, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mitrovica parashikohet të ketë mot me diell dhe vranësira, ndërsa nga pasditja prite reshje të lehta shiu, me temperatura që lëvizin nga 11°C në 16°C.
Vushtrria pritet të përballet me mot të vranët dhe periudha me diell, ndërsa pasdite parashihen reshje lokale shiu, ku temperaturat do të luhaten nga 10°C në 17°C.
Podujeva do të ketë mot kryesisht të vranët dhe periudha me diell, po ashtu gjatë ditës mund të ketë erëra hove-hove të forta. Temperatura do të lëvizin nga 10°C në 16°C.
(Kosova Sot Online)