
Peter Sorensen pas vizitës në Kosovë, shkon në Serbi

18 muaj pa një takim të nivelit të lartë – dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro. Vizita e parë e Peter Sorensenit në Prishtinë, si i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, erdhi në një moment kur ky proces nuk duket se është në agjendën e dikujt. Për këtë çështje, ai ka shkuar dje edhe në Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, ka thënë se Sorensen po zhvillon vizitën e parë në Beograd dhe do të jetë atje deri nesër.
“Ne po vazhdojmë angazhimin. Emisari i BE-së për dialogu Peter Sorensen po bën vizitën e parë në Beograd. Do të jetë deri të mërkurën në Beograd. Kur bëhet fjalë për dialogun, ne jemi të përkushtuar që të shohim që rruga drejt BE-së për të dyja palët të shkojë nëpërmjet dialogu të lehtësuar. Këtu jemi në këtë fazë”, tha Hipper.
(Kosova Sot Online)