Ambasada amerikane: S’ndalet kontrolli pas lëshimit të vizave

  • A.P /
  • 25 March 2025 - 11:59
Ambasada amerikane: S’ndalet kontrolli pas lëshimit të vizave

Ambasada amerikane në Kosovë ka thënë se kontrolli i vizave nuk ndalet pas lëshimit të tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se SHBA i kontrollon vazhdimisht dhe paralajmëroi për revokim të vizave për ata që s’i zbatojnë ligjet dhe rregullat e emigracionit të SHBA-së.

“Kontrolli i vizave në SHBA nuk ndalet pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të SHBA-së – dhe ne do t’ua revokojmë vizat dhe do t’i dëbojmë nëse nuk e bëjnë këtë”, ka shkruar ambasada.


(Kosova Sot Online)