Aksident me fatalitet në magjistralen Prizren - Gjakovë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prizren – Xërxë – Gjakovë, ku një automjet ka goditur për vdekje një qytetar të moshës 60-të vjeçare.
Sipas policisë vozitësi ka qenë me shpejtësi të madhe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Trupi i viktimës ndodhet në Spitalin e Gjakovës. Policia është në kërkim të personit që e shkaktoi këtë aksident. Siç transmeton RTK, lajmin e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor në Rahovec, Osman Ismaili.