Osmani: Ushtria e jonë është një betim i përhershëm për atdheun tonë

  • A.P /
  • 28 March 2025 - 10:47
Osmani: Ushtria e jonë është një betim i përhershëm për atdheun tonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po mbahet në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, tha se FSK është dëshmi e sakrificës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E para e shtetit tha Kosova është e lirë falë sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve.

“Ushtria nuk është thjesht një forcë e armatosur ushtria e jonë është një betim I përhershëm për atdheun tonë, është një përkushtim ndaj sigurisë dhe një garanci për paqen”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)