Peter Sorensen, do të shkojë në selinë e NATO-s

  • A.P /
  • 28 March 2025 - 11:49
Peter Sorensen, do të shkojë në selinë e NATO-s

Pas vizitës në Kosovë e Serbi, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të shkojë në selinë e NATO-s, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Atje do ta presë zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, e cila do të zhvillojë takim me Sorensenin.

Takimi do të zhvillohet të hënën, më 31 mars 2025, ka njoftuar NATO.

Që nga marrja e mandatit më 1 shkurt, Sorensen deri më tani ka zhvilluar disa takime me akterë të ndryshëm, ndërsa së fundi realizoi vizitat në Kosovë dhe Serbi ku ka marrë qëndrimet e palëve rreth procesit të normalizimit të marrëdhënieve.

Sorensen në mandat ka posaçërisht vënien në zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, një proces që s’ka avancuar shumë që nga dakordimi i marrëveshjes më 2023.

(Kosova Sot Online)