Maloku: Një Lëvizje gjithëkombëtare është gati të marrë përsipër rolin e saj

  • A.P /
  • 29 March 2025 - 11:25
Maloku: Një Lëvizje gjithëkombëtare është gati të marrë përsipër rolin e saj

Profesori Fadil Maloku, përmes një shkrimi në llogarinë e tij sociale, ka theksuar shqetësimin e tij për papërgjegjshmërinë e elitave politike në trojet tona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai u shpreh se, nëse këto elita nuk vetëdijesohen për rolin dhe përgjegjësinë që kanë marrë përmes votës në këto kohëra të vështira për kombin dhe shtetin, atëherë populli duhet të kuptojë se një lëvizje gjithëkombëtare është gati të marrë përsipër këtë përgjegjësi.

Duke përshkruar situatën si kritike, Maloku theksoi se koha ka ardhur për veprime të mëdha dhe të koordinuara për të shpëtuar shtetin dhe kombi nga sfidat që po përballon.

"Miq! Nëse, në trojet tona elitat politike s'vetëdijsohen për rolin dhe përgjegjësinë që kanë (marr përmes votës) në këto kohëra të vështira për kombin e shtetin, atëherë,duhet ta kuptojmë se; një Lëvizje gjithëkombëtare... është gati të marr përsipër këte rol..."

(Kosova Sot Online)