Ministrja austriake: Zgjerimi duhet të jetë top-prioritet i BE

  • A.P /
  • 29 March 2025 - 14:00
Ministrja austriake: Zgjerimi duhet të jetë top-prioritet i BE

Ministrja austriake për Integrimet Evropiane, Claudia Plakolm, ka thënë se e ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor është në BE, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Plakolm ka thënë se zgjerimi i BE-së, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet një top-prioritet për Bashkimin Evropian.

“Ne i detyrohemi partnerëve tanë, disa prej të cilëve kanë pritur kaq gjatë, të ofrojmë një perspektivë të qartë dhe të besueshme”, ka shkruar ajo.

Ky qëndrim i ministres austriake vjen pasi ajo gjatë dy javëve të fundit ka pasur rastin që të flasë me qeveritarë të shteteve të rajonit, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

(Kosova Sot Online)