Aksident mes një veture dhe biçiklete në Prizren

  • A.P /
  • 01 April 2025 - 10:02
Aksident mes një veture dhe biçiklete në Prizren

Një aksident trafiku mes një veture dhe një biçiklete ka ndodhur dje në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia në raportin 24-orësh tha se si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërsa, me vendim të prokurorit “është arrestuar drejtuesi i veturës i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”.

(Kosova Sot Online)