Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

  • A.P /
  • 01 April 2025 - 10:09
Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Tre persona, dy të moshës madhore dhe një i mitur, janë arrestuar në flagrancë dje nga policia për vjedhje në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga hetimet e para rezulton se pesë persona – dy të rritur, A.H. (24 vjeç) dhe A.H. (20 vjeç), si dhe tre të mitur – dyshohen për kryerjen e vjedhjeve në dy shtëpi dhe tentativën për vjedhje në një shtëpi tjetër.

Nga njëra shtëpi dyshohet se janë vjedhur rreth 10,000 euro para të gatshme, ndërsa nga një shtëpi tjetër janë vjedhur 40 litra derivate nafte nga një eskavator.

Gjatë operacionit policor, dy të rriturit dhe njëri nga të miturit, E.S. (16 vjeç), u arrestuan në vendngjarje, ndërsa dyshohet se dy të miturit e tjerë kanë arritur të largohen dhe janë ende në kërkim.

Provat e sekuestruara nga policia:

– Një veturë,
– Një thikë,
– Dy kapela në formë maskash,
– Tre bidonë të mbushur me naftë,
-Katër telefona celularë,
-Mbi 1,000 euro para të gatshme.

(Kosova Sot Online)