Shpërthimi në Zveçan, pamje nga zyret dëmtuara

  • A.P /
  • 01 April 2025 - 11:32
Shpërthimi në Zveçan, pamje nga zyret dëmtuara

Një shpërthim ka ndodhur pas mesnate te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rreth kësaj, janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, më saktësisht zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, duke shkaktuar dëme materiale.

“Sipas informacioneve tona të para një detonim ka ndodhur rreth orës 00:30. Janë shkaktuar dëme materiale, thyerje xhamash por nuk ka të lënduar”, ka deklaruar shkurt Elshani.

(Kosova Sot Online)