Peci pas sulmit me granatë në postë: Tentativë e qartë për të destabilizuar rajonin

  • A.P /
  • 01 April 2025 - 12:51
Peci pas sulmit me granatë në postë: Tentativë e qartë për të destabilizuar rajonin

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka reaguar pas shpërthimit të granatës në mesnatë në një nga zyret e Postës së Kosovës në këtë komunë. Peci ka dënuar ashpër sulmin, ndërsa thotë se ka vetëm dëme materiale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryetari Peci e ka cilësuar sulmin me granatë si “një provokim të rrezikshëm dhe vepër të organizuar teroriste kundër qetësisë dhe stabilitetit në komunë”.

“Ky sulm është një tentativë e qartë për të destabilizuar rajonin dhe për të shkaktuar frikë te qytetarët. Autorët duhet të gjenden dhe të paraqiten përpara drejtësisë”, ka shkruar mes tjerash Peci në Facebook.