
Sot pritet të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit

Sot pritet të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kështu tha Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, në një përgjigje.
“Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, tha ai.
Të enjten e 27 marsit u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kur edhe filloi rrjedha e afatit 30 ditor për mbajtjen e seancës konsitutive.
(Kosova Sot Online)