
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit në Bresje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit që goditi me veturë këmbësorin në Bresje të Fushë-Kosovës, i cili si pasojë e lëndimeve ndërroi jetë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Si pasojë e aksidentit nga vetura, më 30 mars vdiq një këmbësor në Bresje, ndërsa shoferi i veturës u arrestua.
(Kosova Sot Online)