Detaje nga vrasja e policit në Kaçanik

  • A.P /
  • 02 April 2025 - 10:45
Detaje nga vrasja e policit në Kaçanik

Mbrëmjen e së martës, rreshteri Muhamed Likaj, është vrarë derisa po hynte në banesë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në raport thuhet se informatat për plagosje i kanë pranuar rreth orës 23:00.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor dhe e ka konstatuar vdekjen e tij.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“VRASJE- Kaçanik / 01.04.2025 – 23:00. Pasi është raportuar për një një person të plagosur, njësitë policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima mashkull kosovar (zyrtar policor ) është pa shenja jete. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse nga të gjitha njësitë relevante policore si dhe prokurori me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, në konferencën e jashtëzakonshme ka thënë se dje rreshteri policor Muhamed Lika është vrarë nga “persona të panjohur”.

“Në kohën kur ka ndodh rasti ka qenë duke u kthyer nga puna dhe në momentin e shkuarjes në banesën e tij, në shkallët e ndërtesës, nga persona të panjohur për momentin, është qëlluar dhe nga plagët vdekjeprurëse ka ndërruar jetë. Nga provat materiale që kemi marrë shihet që aktin  e kanë kryer dy persona e që për momentin largohen nga vendi i ngjarjes. Që nga momenti i ndodhjes së rastit menjëherë, pasi është njoftuar policia ka marrë të gjitha veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj”, tha Çerkini. 

(Kosova Sot Online)