
Polici që u vra mbrëmë në Kaçanik varroset sot

Rreshteri Muhamed Lika do të varroset sot pas ikindisë në varrezat e veteranëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai u vra mbrëmë derisa po hynte në banesën e tij.
Policia nuk ka njoftuar akoma nëse ka arrestuar ndonjë person.
Lidhur me këtë çështje Prokuroria në Ferizaj do të mbajë sot konferencë për media.
(Kosova Sot Online)