Arrestohet një person në Skenderaj

  • A.P /
  • 04 April 2025 - 10:55
Arrestohet një person në Skenderaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Klinë të Mesme të Skenderajt është arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën ‘‘import, eksport, furnizim, transportim, shitje e paautorizuar e armëve dhe materieve plasëse’’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në raportin e PK-së thuhet edhe se i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

‘‘IMPORT, EKSPORT, FURNIZIM , TRANSPORTIM , SHITJE  E PAAUTORIZUAR I ARMËVE APO MATERIEVE PLASËSE

Klinë e Mesme, Skenderaj / 03.04.2025-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar Policia. 

(Kosova Sot Online)