
Sot rivarrosen dhjetë viktimat e luftës që ishin të zhdukur

Mbetjet mortore e 10 viktimave të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin, rivarrosen sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pas mbledhjes komemorative të organizuar dje në Malishevës, ceremonitë e rivarrimit të organizuara nga komunat përkatëse, më përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, organizohen sot më 4 prill.
Ky komision njofton se nga ora 12:00 – 13:00, mbahen Homazhet në Sallën e Sporteve “Adem Jashari”, Klinë, në ora 13:00 – Akademia Përkujtimore , në Sallën e Sporteve Klinë.
Ndërsa nga ora 14:30 ceremonia e rivarrimit në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, të viktimave :
-Adem (Hazir) Gashi, Klinë;
-Sahit(Ahmet) Gashi, Klinë;
-Bekim(Hashim) Hasani , Klinë;
-Sheremet(Brahim) Ismajli , Klinë;
-Osman(Kadri)Fejza , Klinë;
-Shkelzen Rifat Hajdaraj , Klinë;
-Bekim (Muharrem) Gashi, Klinë.
Nga ora 16:30 nis ceremonia e rivarrimit në varrezat në Jashanicë (Klinë), të viktimës së luftës Mentor (Xhemajl) Myrtaj.
Në Malishevë mbahet ceremonia e rivarrimit të viktimës së luftës Vehbi (Pajazit) Halilaj, sakaq në ora 13:00 mbahen homazhet në Shkollën “Petro Nini Luarasi”, në fshatin Llapqevë, ndërsa në ora 14:00 rivarrimi i Mentor (Maliq) Kryeziu në varrezat e fshatit Llapqevë .
Në ora 15:00 mbahen homazhe te Oda e Fshatit (pranë shkollës) në Bubavec, kursë në ora 16:30 – rivarrimi në varrezat e fshatit Bubavec.
Ndërsa rivarrimi i mbetjeve mortore të viktimës Sabedin (Kadri) Kryeziu, është organizuar më 21 mars 2025 në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.
(Kosova Sot Online)