Arrestohet një person në Ferizaj, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 05 April 2025 - 09:26
Arrestohet një person në Ferizaj, kjo është arsyeja

Një grua nga Ferizaj është sulmuar fizikisht nga burri i saj pas një mosmarrëveshje në familje, siç njoftoi policia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia tha se pas intervistimit të palëve ka arrestuar burrin dhe ai është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 04.04.2025 – 22:30.  Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim  të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

(Kosova Sot Online)