Dy shoferë gjobiten me 200 euro

  • A.P /
  • 05 April 2025 - 09:53
Dy shoferë gjobiten me 200 euro

N.,36 vjeç dhe A. B., 28 vjeç nga Ferizaj u gjobitën me nga 200 euro, morën 2 pikë negative në patentë-shofer dhe pezullim të lejes së drejtimit për një periudhë prej tre muajsh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në raste të ndara, të dy këta shoferë tejkaluan shpejtësinë në një zonë që ishte e paraparë për 40 km/h.

“Me datën 04.03.2025, policia e stacionit në Ferizaj, në dy raste të ndara, ka ndaluar shoferët A. N. (36 vjeç) dhe A. B. (28 vjeç), të cilët në rrugën “Rexhep Bislimi” kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, njëri nga shoferët po lëvizte me 77 km/h, ndërsa tjetri me 76 km/h”, tha policia.

Policia ka apeluar tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim ruajtjen e sigurisë për veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

“Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo shkelje të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të gjitha raportimet trajtohen me konfidencialitet të plotë”.


(Kosova Sot Online)