Osmani takon presidentin e Bullgarisë: Diskutuam forcimin e partneritetit

  • A.P /
  • 05 April 2025 - 12:19
Osmani takon presidentin e Bullgarisë: Diskutuam forcimin e partneritetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka realizuar një takim të rëndësishëm me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, gjatë të cilit kanë diskutuar për forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve, me fokus të veçantë në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimit në nivele të tjera, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas këtij takimi, Osmani ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale, ku ka theksuar se Bullgaria vazhdon të jetë një partnere dhe aleate e fortë e Kosovës në shumë drejtime.

Ajo ka theksuar se gjatë diskutimeve kanë biseduar për mundësitë e forcimit të lidhjeve bilaterale dhe rritjen e bashkëpunimit në fusha kyçe si mbrojtja, siguria dhe zhvillimi i marrëdhënieve në përgjithësi.

Presidentja Osmani po ashtu ka shprehur falënderimet e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës.

“Bullgaria është partnere dhe aleate e vazhdueshme e Kosovës. Në takim bilateral me Presidentin Rumen Radev, diskutuam forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht në fushën e mbrojtjes. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për rrugëtimin tonë euro-atlantik”, ka shkruar presidentja Osmani në postimin e saj.


(Kosova Sot Online)