Osmani: S’do të ndalemi së kërkuari drejtësi

  • A.P /
  • 05 April 2025 - 14:27
Osmani: S’do të ndalemi së kërkuari drejtësi

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar e masakrës së Rezallës në përvjetorin e 26 të shënimit të saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka deklaruar se kjo masakër ka qenë pjesë e një plani sistematik të shtetit serb për shfarosje, duke dëbuar me dhunë shqiptarët nga toka e tyre, nëpërmjet përndjekjes, vrasjeve masive, dhunimeve, djegieve dhe shkatërrimit.

Postimi:

Presidentja Vjosa Osmani kujton përvjetorin e masakrës së Rezallës

Më 5 prill 1999, në fshatin Rezallë të Drenicës, forcat e regjimit gjenocidal serb kryen një nga mizoritë më të rënda të luftës në Kosovë. Të rrethuar në shtëpitë e tyre, 98 djem e burra – banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, u ekzekutuan në mënyrë çnjerëzore.  Vrasja sikur nuk ju mjaftoi, ndaj zhdukën trupat e 44 prej viktimave, një akt tjetër i errët që synonte fshirjen e gjurmëve të gjenocidit. Disa prej këtyre trupave u gjetën vite më vonë në varrezat masive në Rudnicë të Rashkës, në territorin e Serbisë.

Masakra e Rezallës ishte pjesë e një plani sistematik të shtetit serb për shfarosje , duke dëbuar me dhunë shqiptarët nga toka e tyre, nëpërmjet përndjekjes, vrasjeve masive, dhunimeve, djegieve dhe shkatërrimit.

Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, sikurse as duke i kujtuar dhe nderuar përheherë.

Lavdi përjetë martirëve të Rezallës!


(Kosova Sot Online)