Një person është ndaluar në Vermicë

  • A.P /
  • 05 April 2025 - 16:44
Një person është ndaluar në Vermicë

Një person është ndaluar në Vermicë pasi që i njëjti dyshohet për kultivim të narkotikëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai ka deklaruar edhe se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe se për të prokuroria është duke përgatitur kërkesën për masën e paraburgimit.

‘‘Është ndaluar një person në Vermicë i cili dyshohet për kultivim të narkotikëve në plantacionin e madh që është kapur para disa muajsh ku kanë qenë mbi afër 3 mijë kilogram drogë. Dhe për këtë çështje prokurori i shtetit e ka ndaluar për 48 orë personin e dyshuar dhe aktualisht është duke e përpiluar kërkesën për masën e paraburgimit”, ka thënë ai. 


(Kosova Sot Online)