Vritet një shqiptar në Itali

  • A.P /
  • 07 April 2025 - 10:04
Vritet një shqiptar në Itali

Mbrëmjen e së dielës në Itali është vrarë shqiptari Vladimir Topjana, raportojnëmediat italiane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur në një parking mes dy bizneseve në Fontanafredda, në provincën e Pordenones, më saktësisht pranë një lokali ku njerëzit ishin mbledhur për të shikuar ndeshjen Roma-Juventus.

Sipas raportimeve viktima ishte në parking dhe po fliste me një të afërm e më pas aty shkoi një “Audi” e bardhë, prej të cilës dolën dy persona dhe brenda disa minutave situata u tensionua.

Pasi klientët në lokal tentuan t’i qetësojnë, të katërtit u larguan në një hapësirë tjetër, ku edhe ndodhi vrasja.

Pas ngjarjes tragjike, dorasi është larguar me të dyshuarit tjerë me veturë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe ambulanca, e më pas kanë shkuar edhe familjarë të viktimës.

Topjana u përshkrua si njeri i qetë nga njerëzit që e njihnin.


(Kosova Sot Online)