Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Klinë

  • A.P /
  • 07 April 2025 - 12:55
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Klinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Rixhevë të komunës së Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për mediat se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10, ndërsa të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 10:10 policia është njoftuar për një aksident në Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar pesë persona, të cilët janë duke marrë trajtim mjekësor”, thuhet në deklaratën e Gashit.

(Kosova Sot Online)