Parashikimi i motit për të martën në Kosovë

  • A.P /
  • 08 April 2025 - 07:14
Parashikimi i motit për të martën në Kosovë

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e mëngjesit si dhe acar i fortë, më pas pritet shtim i vranësirave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar bore, sidomos në zonat malore.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 10 deri në 30 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -8 deri në -4°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C. Në zonat e thella malore minimalet pritet të zbresin deri në -16°C. 

(Kosova Sot Online)