
Bulliqi: Koalicioni VV-LDK s’është i pamundur

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë së një koalicion në mes të LVV’së dhe LDK’së nuk është i pamundur përkundër disa dallimeve, për të cilat ai thotë se mund të tejkalohen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Unë mendoj që nuk është i pamundur, janë disa dallime që ekzistojnë, por me një vullnet të mirë unë besoj që mund të tejkalohen”, ka thënë Bulliqi.
Bulliqi tha se formimi i institucioneve shtetërore është detyrë e çdonjërit prej tyre.
“Me rendësi është, populli thotë me i bë teklif, me i konsultu me i ulë e me diskutu me ta dhe me e pa vullnetin. Fundja formimi i institucioneve shtetërore është detyrë e çdonjërit prej neve, pavarësisht subjektit politik, prandaj besoj që nevojitet kontributi i të gjithëve në këtë momentum, në këtë situatë politike ku ndodhemi por edhe në kuptimin e brendshëm por edhe në aspektin ndërkombëtar është një momentum i mirë me u ulë me i lanë disa gjëra anash dhe me qit interesin e përgjithshëm para së gjithash”, ka thënë Bulliqi.
(Kosova Sot Online)