
Quni: Do ta shqyrtojmë letrën e Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thirrur një mbledhje të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila do të mbahet sot pasdite duke filluar nga ora 16:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin për këtë e kanë konfirmuar nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni dhe Gazmend Muhaxheri.
Quni për tv 21 ka deklaruar se pas takimit do të dalin me qëndrim publik rreth letrës së liderit të VV-së, Albin Kurti.
“Sot do të mblidhemi dhe do ta shqyrtojmë ftesën(letrën) e Kurtit e më pas do të dalim me qëndrim publik. Mbledhja do të mbahet në orën 16:00”, ka thënë Anton Quni.
(Kosova Sot Online)