
Policia e çon në psikiatri një përdorues të drogës

Policia e ka dërguar në klinikën e psikiatrisë një djalë, për të cilin është raportuar se vuan nga probleme shëndetësore psikike dhe se është përdorues i drogës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në raportin 24-orësh, Policia tha se rreth mesditës së djeshme, e ka dërguar atë në psikiatri, ndërsa për të thuhet se po i shkaktonte probleme familjes.
“Prishtinë / 08.04.2025 – 13:30. Është raportuar se djali i cili vuan nga probleme shëndetësore psikike si dhe është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht shkakton probleme në familje duke i kanosur anëtarët e familjes. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit është dërguar për shërim në klinikën psikiatrike”, thuhet në raportin e Policisë.
(Kosova Sot Online)