
Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell gjatë orëve të mëngjesit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 14°C.
Në vijim priten reshje lokale shiu, kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë rrebeshi. Në zonat malore parashikohen reshje të reja bore.
Po ashtu, në orët e mbrëmjes pritet të depërtojnë masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë fjollë bore edhe në zona më të ulëta.
(Kosova Sot Online)