Policia konfiskon mbi 100 kuti me këpucë

  • A.P /
  • 10 April 2025 - 11:45
Policia konfiskon mbi 100 kuti me këpucë

Policia e Kosovës ka ndaluar në Viti një automjet transportues me targa vendore i cili drejtohet nga i dyshuari mashkulli kosovar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrollit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës. 

Automjeti dhe malli janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

‘‘KONTRABANDË ME MALLRA

Fshat Mjak, Komuna e Vitisë, 09 prill 2025- 19:00-  Është ndaluar një automjet transportues me targa vendore  i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.  Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës,  rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme si dhe rreth 100 komplete veshje sportive. Automjeti dhe malli janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar PK-ja.


(Kosova Sot Online)