Mungesa e Hotit në mbledhjen e LDK-së, deklarohet Mustafa

  • A.P /
  • 10 April 2025 - 15:13
Mungesa e Hotit në mbledhjen e LDK-së, deklarohet Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar të LDK-së, me deputetët e rinj të zgjedhur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë takim  ka njoftuar vetë i pari i kësaj partie Lumir Abdixhiku.

Megjithatë, vëmendje nga kjo mbledhje morri mungesa e ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili s’ka marrë pjesë fare në takim.

Për këtë, është deklaruar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka deklaruar se Hoti ka njoftuar me kohë mungesën për shkak të një obligimi.

(Kosova Sot Online)