Të premten parashikohet të mbajë mot i ndryshueshëm

  • A.P /
  • 11 April 2025 - 07:21
Të premten parashikohet të mbajë mot i ndryshueshëm

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu. Orët e mëngjesit priten me acar, sidomos në Rrafshin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, në rajonin e lartcekur, pritet të fryejnë erëra kryesisht nga veriperëndimi dhe perëndimi, ndërsa në Rrafshin e Dukagjinit, kryesisht nga jugperëndimi dhe jugu, të cilat herë pas here pritet të jenë mjaft të fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale nga 13 deri në 17°C.

(Kosova Sot Online)