Trump: Gati dokumentet për Kennedy dhe Luther King jr

  • A.P /
  • 11 April 2025 - 08:15
Trump: Gati dokumentet për Kennedy dhe Luther King jr

Administrata Trump pritet të publikojë dosjet në lidhje me vrasjet e senatorit Robert F. Kennedy në vitin 1968 dhe Martin Luther King, Jr., në ditët në vijim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard tha se mbi 100 njerëz kanë punuar për të skanuar dosjet që do të jenë gati në ditët e ardhshme.

Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në janar për të nxjerrë dosjet e mbetura të qeverisë për ato atentate, si dhe për vrasjen e Presidentit John F. Kennedy.

Djali i Kenedi, Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., i cili ishte gjithashtu në takim, tha se ishte shumë mirënjohës dhe se e vërteta duhet të bëhet e ditur për publikun.

(Kosova Sot Online)