Hasani: Qeverinë e Albin Kurtit me asnjë çmim nuk e votoj

  • A.P /
  • 11 April 2025 - 09:44
Hasani: Qeverinë e Albin Kurtit me asnjë çmim nuk e votoj

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Nait Hasani, ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë një Qeveri të udhëhequr nga kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurtit, pavarësisht situatës politike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky reagim erdhi pas komenteve të analistit Sadri Ramabaja, i cili tha se disa deputetë të PDK-së, përfshirë Nait Hasani, kishin shprehur se nuk do ta bllokonin krijimin e qeverisë.

“Unë me asnjë çmim nuk e votoj Qeverinë e Albin Kurtit. Edhe nëse vota ime është për të shkuar në zgjedhje, në zgjedhje do të shkojmë, ndërkaq nuk do ta votoj qeverinë me Albin Kurtin kryeministër”, ka thënë Hasani.

(Kosova Sot Online)