Vuçiq ka kërcënuar prokurorët e gjyqtarët

  • A.P /
  • 11 April 2025 - 11:08
Vuçiq ka kërcënuar prokurorët e gjyqtarët

Sofija Mandiq nga Qendra për Politika të Sigurisë në Beograd ka thënë se Vuçiq, për shkak të zemërimit pas protestave të qytetarëve, ka kërcënuar prokurorët dhe gjyqtarët duke u thënë që të arrestojnë organizatorët e protestave.

Këtë e bëri të ditur në konferencën rajonale për Reformën në Drejtësi si katalizator për forcimin e sundimit të ligjit, organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Koalicioni i Evropës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, në panelin e dytë diskutues me temën “Reforma në drejtësi dhe ndikimi i saj: Forcimi i drejtësisë dhe llogaridhënia në Ballkanin Perëndimor”.

“Por, edhe nga protestat që po ndodhin mund ta imagjinoni se cili është niveli i pakënaqësisë mes qytetarëve. Kemi edhe presidentin Vuçiq që është i zemëruar dhe thotë se këta organizatorë duhet të arrestohen. Po i referohet edhe prokurorëve dhe gjyqtarëve, që i ka kërcënuar duke u thënë se ju duhet t’i arrestoni”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)