Kryeziu: Unë e di që prapë kryeministër do të jetë Albin Kurti

  • A.P /
  • 11 April 2025 - 12:47
Kryeziu: Unë e di që prapë kryeministër do të jetë Albin Kurti

Deputetja zgjedhur e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, dha një deklaratë të fortë pasi u regjistrua si deputete sot në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se Qeveria do të formohet dhe se në krye të saj do të jetë Albin Kurti.

“Të martën më 15 prill besoj që do të fillojë me konstituimin e Kuvendit e pastaj edhe me procedurat e tjera. Unë e di që kryeministër do të jetë Albin Kurti prapë dhe Qeveria Kurti 3 do të formohet. Kjo bëhet sigurisht nëse i kemi numrat. E unë besoj që i kemi”, tha Kryeziu- Hyseni.

Edhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes thanë se i kanë numrat, megjithatë asnjëri prej tyre nuk tregoi nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje koalicioni.

(Kosova Sot Online)