Një person plagoset në qendër të Gjakovës

  • A.P /
  • 11 April 2025 - 14:45
Një person plagoset në qendër të Gjakovës

Një person është plagosur sot në Gjakovë në rrugën  “Bardhyl Qaushi”, në qendër të qytetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili tha se i dyshuari që ka shtënë është në arrati, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.

“Është një plagosje. Rasti ka ndodhë te ish-gjykata. Viktima është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është në arrati, por është identifikuar. I plagosuri po trajtohet në spital”, tha ai.


(Kosova Sot Online)