
Arrestohet një person në Fushë Kosovë

Është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi të njëjtit në veturën e tij i është gjetur një granatë dore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Policia në raportin 24 orësh njofton se njësia për deminim e PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij i është gjetur një granat dore. Njësia për deminim e PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
(Kosova Sot Online)