Deputetët e Listës Serbe shkojnë në Kuvend për t’u regjistruar

  • A.P /
  • 14 April 2025 - 10:00
Deputetët e Listës Serbe shkojnë në Kuvend për t’u regjistruar

Deputetët e Listës Serbe mbërritën në Kuvendin e Kosovës për të kryer procedurat e nevojshme të regjistrimit si deputetë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ende nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajnë deputetët e Listës Serbe në seancën e nesërme konstituive të Kuvenditm nëse do të votojnë ose jo për zgjedhjen  e kandidatit për kryetar të Kuvendit, që do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje.  

Gjatë ditës së sotme pritet regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-Nisma.

Sipas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, ky koalicion ka siguruar gjithsej tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, me pesë deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe tre nga Nisma Socialdemokrate.

Regjistrimi pritet të kryhet deri në orën 16:00.

Javën e kaluar këtë proces e kanë përfunduar Vetëvendosje, PDK-ja e LDK-ja, ndërsa nesër pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. 

(Kosova Sot Online)