
Një aksident ka ndodhur në qendër të Prishtinës

Një aksident ka ndodhur në qendër të Prishtinës, tek udhëkryqi i ‘Qafës’. Një makinë është përplasur me një autobus të Trafikut Urban, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Shkaku i aksidentit nuk dihet. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, derisa raportohet se edhe automjeti i ndihmës së shpejtë ndodhet aty.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky aksident.
(Kosova Sot Online)