
Parashikimi i motit për të mërkurën në Kosovë

Të Mërkurën në Kosovë pritet të kemi mot të ngrohtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjatë dites kryesisht me diell, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave me rrebeshe lokale shiu. Mund të ketë edhe vetëtima dhe bubullimë, por reshjet nuk do të zgjasin shumë.
Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 26 apo 27 gradë Celsius.
(Kosova Sot Online)